Skip to content

Haluci ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në bjeshkët e Tropojës, ku ndodhej me familjen për pushime.

Gazetari dhe shkrimtari Mitro Çela ka sjellë në vëmendje një histori të pazakontë nga jeta e Halucit.

Sipas rrëfimit të Çelës, Skënder Haluci u arrestua në Tropojë, nën akuzën se kishte planifikuar të vriste ish-presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alinë.

Çela tregon se pas gjyqit, Haluci u dënua fillimisht me pushkatim. Për dy ditë, ai qëndroi me skafandër në kokë, ndërsa pritej vendimi përfundimtar.

Më pas erdhi falja e dënimit. Në vend të ekzekutimit, Halucit iu dha një dënim prej 25 vitesh burgim.

Gjatë kohës që ndodhej në burgun e Burrelit, ai përjetoi edhe një tjetër dhimbje të madhe familjare, pasi i vdiq babai, vetëm 46 vjeç.

Pas daljes nga burgu, Haluci u rikthye në jetën shoqërore dhe më vonë u bë gjyqtar.

Por historia e tij do të merrte një kthesë të jashtëzakonshme në vitin 1997.

Në atë periudhë, ish-presidenti Ramiz Alia u përball me drejtësinë dhe, përmes shortit, Skënder Haluci u përfshi në trupin gjykues që do të shqyrtonte çështjen e tij.

Sipas rrëfimit të Mitro Çelës, Haluci vendosi të japë dorëheqjen nga trupi gjykues.

Postimi i Mitro Çelës:

-Sot ndërroi jetë Skënder Haluci. Vite më parë kam botuar një esse. Ishte mik i mirë.

Viti 1983.

Në Tropojë u arrestua Skënder Haluci. Akuza? Donte të vriste Ramiz Alinë.

Gjyq. Vendimi?

Pushkatim.

Dy ditë me skafandër në kokë. Pritej firma e Presidentit Alia…

Erdhi “fermani”: Falje.

Dënim. 25 vjet burg!

Skënderit në burgun e Burrelit i kishte vdekur edhe babai: – 46 vjeç.

Skënder Haluci doli nga burgu.

U bë gjyqtar.

Viti 1997. Ish Presidenti Alia në gjyq.

U hodhën goglat. Në trup gjykues edhe Skënderi.

…Dha dorëheqje.

-Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën!-tha Skënderi

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *