Skip to content

Klodian Muço, ekspert për ekonominë, shprehet: “Kjo do të thotë që skema e pensioneve do të shkojë edhe më tej në vështirësi. Nëse nuk do merren masa konkrete, skema do të shkojë drejt rënies pa kthim. Nëse ne në 2020-n ne kishim 1.4 kontribuues për 1 përfitues, treguesi ra në 1.17 kontribuues për një përfitues në marsin e vitit 2022.”

Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ndërkohë pritet të rrisë me plotë 17 vite moshën mesatare të popullsisë. Nga 42.5 vite aktualisht, mosha mesatare pritet të arrijë në 50 vite në vitin 2060. Në kushtet që zhvillimet demografike nuk po përcjellin ndonjë shenjë optimizmi, Ministria e Financave është duke rishikuar skemën e pensioneve. Kjo me qëllim për të shmangur një kolaps të mundshëm të saj.

“Që të rishikohet skema duhet që o të rritesh vitet e punës për dalën në pension, politikë kjo që do të ngjallte reagim në popullatë, ose të rritës kostot. Pra të rritësh kontributet duke ia ngarkuar këtë barrë biznesit dhe administratës publike nëpërmjet rritjes së pagave”, tha Muço.

Bashkë me shtimin e të moshuarve, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se për shkak të uljes së viteve të kontributeve, së afërmi shumë shqiptarë të rrezikojnë të mbesin pa pension.

Të dhënat tregojnë se për të dalë në pension vitin e shkuar duheshin 37.5 vite punë, po mesatarisht të moshuarit patën vetëm 27 vite me sigurime.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *