Sa i përket moderimit, Ledion Liço pritet të vijojë në drejtimin e spektaklit, duke ruajtur rolin që ka mbajtur edhe në edicionet e fundit.
Por një emër i ri ka tërhequr vëmendjen.
Bëhet fjalë për Alketa Vejsiun, e cila sipas informacioneve që qarkullojnë mund të jetë pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”.
Ende nuk dihet konkretisht se cili do të ishte roli i saj, por një prej mundësive që po diskutohet është përfshirja në panelin e opinionistëve.
Nëse kjo ide do të konkretizohej, Alketa mund të bëhej një zë i tretë në panel ose të ulej përkrah Arbër Hajdarit.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një konfirmim zyrtar nga Top Channel apo nga vetë Alketa Vejsiu. Përfshirja e saj mbetet në fazën e diskutimeve dhe pritet të shihet nëse do të konkretizohet përfundimisht.
Ndërkohë, një tjetër detaj që po përflitet lidhet me datën e nisjes së sezonit të ri. Nëse në vitet e fundit publiku është mësuar që “Big Brother VIP Albania” të nisë gjatë muajit dhjetor, këtë herë po qarkullojnë zëra se edicioni i gjashtë mund të nisë më herët.
Për momentin, si roli i mundshëm i Alketës, ashtu edhe data e nisjes mbeten të pakonfirmuara.
Nëse Vejsiu do t’i bashkohej vërtet spektaklit, prania e saj do të përbënte një prej ndryshimeve më të komentuara të BBV Albania 6.
Be First to Comment