Skip to content

Por një reagim i fundit duket se ka sjellë një tjetër zhvillim.

Olti Curri ka publikuar një fotografi me Klodin, të realizuar gjatë eventit të fundit të Maison de Parfum Tirana dhe Amouage në jug të Shqipërisë.

Në këtë event Elijona nuk ishte e pranishme, por Olti e ka shoqëruar foton me një përshkrim që tërhoqi menjëherë vëmendjen:

“Elijona dhe Klodi janë bashkë si @amouageofficial me @maisondenparfum_tirana dhe @prodanialda”.

Një tjetër detaj që ka marrë vëmendje është fakti se vetë Klodi e ka pëlqyer postimin e Oltit, gjë që është interpretuar si një konfirmim se marrëdhënia mes tij dhe Elijonës vazhdon.

Pra, pavarësisht mungesës së daljeve të përbashkëta gjatë ditëve të fundit, deri tani nuk ka asnjë konfirmim për një ndarje mes tyre.

Klodi dhe Elijona e nisën historinë e tyre gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, ku afrimiteti i tyre u kthye në një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të formatit.

Deri në këtë moment, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë për një ndryshim në marrëdhënien e tyre, ndërsa reagimi i Oltit dhe pëlqimi i Klodit duket se kanë qetësuar disi aludimet që qarkullonin në rrjet.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *