Skip to content

Sipas njoftimit të policisë, kontrollet janë përqendruar në evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e automjeteve luksoze, të blinduara, me xhama të errësuar tej normave të lejuara dhe me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese.

Si rezultat i kontrolleve, janë verifikuar 131 automjete dhe 213 shtetas, ndërsa janë shoqëruar 5 persona dhe automjete.

Gjithashtu, 7 shtetas janë arrestuar/proceduar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, drejtim pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa janë vendosur 3,012 masa administrative për shkelje të ndryshme, ndër të tjera për drejtim nën efektin e alkoolit, tejkalim të shpejtësisë së lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, xhama të errësuar të riveshur, mosdhënie përparësie këmbësorëve, parakalime të gabuara dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ashtu janë bllokuar 34 mjete për shkelje të ndryshme, ndërsa janë hequr 9 leje qarkullimi.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *