Skip to content

Përmes një postimi të gjatë, ajo ka kërkuar ndjesë për perceptimin që mund të ketë krijuar, duke pranuar se për një kohë të gjatë ka përcjellë imazhin e një martese ideale, ndërsa realiteti në jetën private ishte ndryshe.

“Mbase gënjeva”, ka shkruar Neda, duke sqaruar se nuk bëhej fjalë për gënjeshtra të qëllimshme, por për një dëshirë të brendshme për të besuar se kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të bukur dhe të qëndrueshme.

Ajo ka pranuar se përmes postimeve të saj në rrjetet sociale ka krijuar një imazh që nuk përputhej plotësisht me realitetin, duke shpresuar ndoshta se ajo që shfaqte do të mund të bëhej edhe realitet.

Neda ka kërkuar falje për mungesën e sinqeritetit lidhur me jetën e saj private, ndërsa ka theksuar se ende beson te rëndësia dhe forca e një partneriteti të shëndetshëm.

Rrëfimi i saj vjen disa muaj pas ndryshimeve të rëndësishme në jetën personale.

Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010, gjatë pjesëmarrjes në edicionin e katërt të “Big Brother Albania”. Marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe pas përfundimit të reality show-t dhe në vitin 2015 ata u martuan.

Çifti ka tre fëmijë: dy djem, Serzh dhe Zai, si dhe vajzën Suzie Ann.

Në nëntor të vitit 2025, pas aludimeve të shumta për një krizë në çift, Neda konfirmoi publikisht në emisionin “Goca dhe Gra” se ajo dhe Ogreni kishin nisur procesin e divorcit.

Me emocion, ajo tregoi se kishte qenë vetë ajo që kishte kërkuar ndarjen, pasi marrëdhënia prej kohësh nuk ishte më e shëndetshme dhe ata tashmë jetonin të ndarë. Sipas saj, prioriteti kryesor në këtë proces ka qenë mirëqenia e fëmijëve.

Në fund të reflektimit të saj të fundit, Neda është shprehur se tashmë është drejt një viti që përballet me versione dhe interpretime të ndryshme për jetën e saj të re.

Ajo ka falënderuar gjithashtu ndjekësit dhe publikun për mbështetjen, hapësirën dhe dashurinë që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe të vështirë personale.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *