Sipas dëshmive të tyre, dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën.
Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal, raporton Entjola Budo, korrespondente e Top Channel.
Përpara hetuesve, ata kanë mohuar çdo përfshirje në ngjarjen kriminale, duke pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.
“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë deklaruar ata./Top Channel
Be First to Comment