Pas udhëtimit në Turqi, dyshja ka zgjedhur këtë herë Ulqinin për të kaluar disa ditë pushimi larg angazhimeve të përditshme.
Mateo ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga bregdeti, ndërsa një prej fotove të publikuara gjatë perëndimit të diellit ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e ndjekësve.
Në dorën e Brikenës shihet një byzylyk me një varëse të personalizuar, ku shkruhet:
“MATEO 1 OF 1”.
Detaji është interpretuar nga ndjekësit si një dedikim i veçantë i Brikenës për Mateon dhe si një tjetër sinjal se marrëdhënia mes tyre vijon.
Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe më herët për raportin e tyre, sidomos pas ulje-ngritjeve që kanë pasur pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”.
Megjithatë, javët e fundit Brikena dhe Mateo janë parë vazhdimisht bashkë, duke ndarë momente nga udhëtimet dhe pushimet e tyre.
Këtë herë nuk ishte një deklaratë apo një dedikim i gjatë që tërhoqi vëmendjen, por një detaj i vogël në byzylykun e Brikenës, i cili duket se ka mjaftuar për të ndezur sërish kuriozitetin e ndjekësve.

Be First to Comment