Pas të shtënave, Bruçi u transportua në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas burimeve, 64 vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Bitanji dhe Bruçi janë fqinjë dhe, para ngjarjes, kanë qenë së bashku në një lokal.
Konflikti sipas burimeve ka ndodhur për disa kamera sigurie të vendosura në zonë.
Grupi hetimor po punon për ti sqaruar të plota rrethanat dhe shkakun që çuan në konfliktin mes tyre. Emri i Vladimir Bruçit është i njohur edhe më herët për drejtësinë.
Në vitin 2024, ai u dhunua me sende të forta në lagjen “Rus”, pas një konflikti për një vendparkim.
Ngjarja u pasua edhe nga një përplasje me armë zjarri. Për episodin e vitit 2024 janë dënuar Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv
Be First to Comment