Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun Lleida Ponent, në Katalonjë të Spanjës.
Sipas të burgosurve shqiptarë në institucionin e vuajtjes së dënimit, mësohet se Jurgeni ka kaluar një periudhë të vështirë psikologjike, pas arrestimit.
Jurgeni raportohet se para pak kohësh kishte humbur vëllain në një aksident, ndërsa ishte i burgosur dhe ishte në pritje të lirimit.
Zvarritjet e proceseve gjyqësore në Spanjë, sipas tyre, kishin rënduar gjendjen e tij dhe e kishin çuar në depresion.
Raportohet se shqiptari kishte tentuar dhe më 16 gusht t’i jepte fund jetës, por u shpëtua falë disa shqiptarëve me të cilët ndante qelinë.
Be First to Comment