Kryeministri izraelit e cilësoi presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan si një “diktator antisemit”, ndërsa shton se përpjekja e tij patetike për ta frikësuar bashkë me ushtarët e Izraelit nuk do të ketë sukses.
“Erdogani është një diktator antisemit që masakroi kurdët, u dha strehim terroristëve të Hamasit, pushtoi gjysmën e Qipros dhe burgosi një numër rekord gazetarësh dhe kundërshtarësh politikë. Tani ai po përpiqet ta zgjerojë agresionin e tij kundër Izraelit në Siri.
Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Përpjekja patetike e Erdoganit për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit, e vetmja demokraci e vërtetë në Lindjen e Mesme, nuk do të ketë sukses.”, ka thënë ai.
Be First to Comment