Skip to content

E ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, psikologia solli shembullin e një gruaje që i ishte drejtuar për ndihmë, pasi prej rreth një viti e gjysmë nuk kishte më marrëdhënie seksuale me bashkëshortin.

Sipas saj, gruaja e përshkruante martesën si të mirë dhe ndjenjat mes tyre vazhdonin të ekzistonin, por problemi ishte shfaqur në intimitetin e çiftit.

Me kujtohet rasti i nje gruaje qe kam patur ne terapi e cila me thote, ‘kam nje bashkeshort shume te mire, me do dhe e dua shume, por kemi rreth nje vit e gjysme qe nuk kryejme aspak marredhenie seksuale me njeri tjetrin sepse im shoq nuk ndjen me terheqje dhe e shoh qe eshte gjithmone e me shume i varur nga pornografia”, tregoi psikologia.

Ajo foli më tej edhe për pasojat që, sipas saj, janë evidentuar në raste të ngjashme dhe janë trajtuar edhe në studime.

Ka patur raste dhe studime qe sjell cregullime te mirefillta te marredhenies seksuale. Veshtiresi per te performuar, vonese ne ejakulim tek burrat, mungese interesi ose mungese eksitimi ndaj trupit te gruas…”, shtoi ajo.

Video Player

00:00
01:11

Rasti i treguar në studio nxjerr në pah një problem që mund të mbetet për një kohë të gjatë i padiskutuar brenda një marrëdhënieje. Në rastin konkret, sipas rrëfimit të psikologes, çifti vazhdonte të kishte një raport të mirë emocional, ndërsa vështirësia kryesore ishte zhvendosur në jetën seksuale.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *