Skip to content

41-vjeçari, pasi është përplasur me makinë rreth orës 02:00, është lënë në rrugë pa iu dhënë ndihma e parë, teksa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

I riu është gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit nga një kalimtar, i cili ka njoftuar autoritetet, por ishte tepër vonë, pasi babai i tre fëmijëve kishte ndërruar jetë.

Policia ende nuk e ka identifikuar autorin, i cili është larguar pa i dhënë ndihmën e parë 41-vjeçarit, i cili qëndroi për më shumë se katër orë në rrugë.

Hasani ka qenë duke u kthyer nga puna në kohën kur është aksidentuar, ndërsa familja i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin rastin dhe të vënë para drejtësisë shoferin e aksidentit./Top Channel

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *