Skip to content

Gruaja, e identifikuar si Lily Lna, tha se në momentin kur shkoi në zyrën postare kishte veshur një fustan të zi elegant, me shpinë të zbuluar.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ajo tregoi se stafi i kishte thënë se në të ardhmen nuk duhej të paraqitej me “rroba me shpinën zbuluar”.

Ajo publikoi edhe një fotografi të një njoftimi që, sipas saj, ishte vendosur në derën e dyqanit. Në të thuhej se, pavarësisht temperaturave të larta, klientët nuk lejoheshin të hynin pa bluzë, me shpinë të zbuluar, apo me veshje që ekspozonin “shumë” pjesë të trupit.

“E kuptojmë që është shumë vapë”, thuhej në njoftim, ndërsa klientëve u kërkohej të vishnin një bluzë përpara se të hynin, shkruajnë mediat e huaja.

Postimi i gruas u bë viral në X, duke marrë miliona shikime dhe mijëra reagime. Shumë përdorues e mbështetën atë, duke argumentuar se fustani nuk ishte aspak i pahijshëm apo i papërshtatshëm.

Pas reagimeve, zyra postare kërkoi falje dhe konfirmoi se kishte kontaktuar me pronaren e degës. Sipas kompanisë, njoftimi ishte hequr.

“Ne duam që të gjithë klientët tanë të kenë një përvojë pozitive kur vizitojnë një Zyrë Postare”, deklaroi kompania.

Ngjarja ka hapur debat në rrjetet sociale mbi kufijtë e veshjes në ambiente publike, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta. Në ditën kur u publikua postimi, temperaturat në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar arritën deri në 28°C./vizionplus.tv

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *