Ngjarja ndodhi teksa 26-vjeçari kishte ndaluar me mjetin e tij taksi. Makina ka marrë gaz papritur dhe është futur në trotuar, duke përplasur rëndë 66-vjeçarin Fezi Dine, i cili po ecte pranë një ndërtese.
Dyshohet se aksidenti që i mori jetën qytetarit ndodhi nga pakujdesia.
Fezi Dine po ecte në trotuar kur taksia e përplasi në murin e një ndërtese duke e dëmtuar rëndë në gjymtyrët e poshtme.
Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, i moshuari ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.
Sipas hetimeve paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia. I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen, (neni 290/3 i Kodit Penal), e cila parashikon dënim nga 2 deri në 10 vjet burgim.
Sipas kësaj dispozite, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.
Nga verifikimet e policisë rezultoi se taksisti kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe nuk ndodhej nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Be First to Comment