Skip to content

Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë marrëdhënien mes dy personave dhe motivin e krimit. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, Allmuça ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Gruaja e tij mësohet t’u ketë thënë autoriteteve se nuk kishte dijeni për marrëdhënien e bashkëshortit me viktimën.

Policia po shqyrton provat që tregojnë se mes 50-vjeçarit dhe 45-vjeçares mund të ketë pasur një marrëdhënie personale, ndërsa natyra, kohëzgjatja dhe dinamika e saj nuk janë përcaktuar ende.

Në kuadër të hetimeve, policia ka kontrolluar banesën e Allmuçës në Tavros, në kërkim të provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e marrëdhënies mes tyre dhe përgatitjen e krimit.

Në fokus janë pajisjet elektronike, dokumentet dhe sende të tjera që mund të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të tij para ngjarjes.

Gjithashtu, po analizohen telefonat celularë dhe aktiviteti online i dy personave, për të përcaktuar nëse ka pasur komunikime, takime apo konflikte para vrasjes.

Sipas hetimeve paraprake, 50-vjeçari shqiptar dyshohet se kishte ngritur një kurth për 45-vjeçaren dhe e priste jashtë banesës së vajzës së saj. Pasi e qëlloi për vdekje, ai përdori të njëjtën armë për t’i dhënë fund jetës./Top Channel

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *