Hetimet e policisë greke janë përqendruar tashmë te marrëdhënia mes tyre dhe te rrethanat që i paraprinë krimit. Autoritetet po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit para ngjarjes, ndërsa në fokus janë edhe komunikimet dhe lëvizjet e viktimës dhe autorit.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, autori i identifikuar si Altin Allmuça, ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Bashkëshortja e tij është marrë në pyetje nga autoritetet dhe sipas dëshmisë së saj, ajo nuk kishte dijeni për një marrëdhënie të mundshme të bashkëshortit me 45-vjeçaren.
Kjo dëshmi është bërë një prej elementëve që po shqyrtohen nga hetuesit për të kuptuar më qartë dinamikën e marrëdhënies mes dy personave dhe çfarë mund të ketë ndodhur përpara krimit.
Në kuadër të hetimeve, policia ka kontrolluar banesën e 48-vjeçarit në Tavros, ku janë kërkuar prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Hetuesit po analizojnë telefonat celularë, pajisjet elektronike, dokumentet dhe të dhëna të tjera, ndërsa po shqyrtohet edhe aktiviteti i dy personave në rrjetet sociale. Synimi është të përcaktohet nëse mes tyre ka pasur komunikime, takime apo konflikte në ditët dhe javët para vrasjes.
Sipas të dhënave paraprake të hetimit, autori dyshohet se kishte planifikuar një pritë. Ai e kishte pritur 45-vjeçaren Lulieta Obzova jashtë pallatit ku ajo banonte dhe sapo ajo doli nga ndërtesa, e qëlloi me armë zjarri. Pas vrasjes, 48-vjeçari përdori të njëjtën armë për t’i dhënë fund jetës.
Pavarësisht të dhënave të mbledhura deri tani, autoritetet greke vijojnë të hetojnë motivin e saktë të krimit dhe natyrën e marrëdhënies mes dy shqiptarëve.
Për policinë, dëshmitë e familjarëve, të dhënat e telefonave dhe komunikimet online mund të jenë vendimtare për të rindërtuar historinë që qëndron pas tragjedisë së Nea Smyrnit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Be First to Comment