Fatkeqësisht gruaja e cila ishte në pritje të ëmbël dhe në javën e 34 të shtatzanisë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, ndërkohë që burri ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Teksa ai është duke luftuar për jetën në sallën e reaminacionit, policia e Kosovës është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje. Deri më tani nuk dihet as identiteti i viktimës dhe as të plagosurit, si dhe nuk janë bërë të ditura as shkaqet që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.
Për më shumë detaje pritet një reagim zyrtar nga autoritetet kosovare.
Be First to Comment