Sipas raportimeve, 19-vjeçari është gjetur pa shenja jete në ujë.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse i riu është mbytur gjatë qëndrimit në det apo ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Be First to Comment