Skip to content

Siç shihet dhe nga këto pamje, pavarësisht se ishin ngritur pika të shumta kontrolli në zonën e Lushnjës, Florion Dalladaku ka mundur të largohet me një automjet pa targa dhe është konstatuar në autostradë drejt jugut.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes.

Shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj”, njofton Policia.

Newsbomb.al mëson se si pasojë e goditjeve me sqepar, ka ndërruar jetë nëna e Florionit, 80 vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërkohë në gjendje të rëndë në spital është babai, 77 vjeçari Hasan Dalladaku.

Sipas Policisë së Shtetit, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku.

VIDEO: Florion Dalladaku arrestohet nga Policia Rrugore në dalje të 

Shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeçari nga fshati Zhymë

80 vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Gjithashtu, djali ka plagosur rëndë edhe babain e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Shtetasi Florion Dalladaku, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.”

© Newsbomb.al

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *