Skip to content

Deputeti i PDK’së, Arian Tahiri, në një konferencë për media të premten ka thënë se “është mundësi e mirë” që forcat politike në vend t’i japin mbështetje Hashim Thaçit të vazhdojë “aty ku e ka lënë” duke e votuar për President.

Ndërsa, të shtunën, deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të ishte nder për deputetët e legjislaturës së 11-të që ish-presidenti Hashim Thaçi të zgjidhej sërish në këtë post.

Në një reagim në facebook deputeti i VV Agim Bahtiri i ka quajtur zhurmë deklarimet e PDK në lidhje me Hagën dhe Hashim Thaçin.

“Pas zhurmës së PDK-së, fshihet një kalkulim i ulët që prapaskena politike e di mirë, por që pakkush po e thotë hapur: një përpjekje e qëllimshme për ta përdorur procesin e drejtësisë si pretekst për bllokim të shtetit, duke përdorur UÇK-në si pronë private dhe duke e lidhur çdo hap politik me aludime e matematike të prapaskenës për të ashtuquajturat “kthime pas shtatorit”, ka shkruar Bahtiri.

Sipas deputetit të VV, PDK po ushqen një iluzion politik.

“Kjo nuk është mbështetje për të akuzuarit, por falimentim i një partie pa ide e pa vizion. Janë të gatshëm të dëmtojnë e të bllokojnë çdo proces vital, përfshirë funksionimin e institucioneve apo zgjedhjen e Presidentit, vetëm për të ushqyer një iluzion politik që u shërben si mburojë e vetme elektorale” ka shkruar ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *