Në një bisedë me reperin Klevion Ahmeti, Arjani ka treguar se sapo e ka parë, Edi Rama e ka ftuar katër herë me radhë që të ulej në tavolinën ku ai po pinte kafen e mëngjesit me bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël, Zaho.
Mirëpo, gazetari ka refuzuar dhe siç u publikuan dhe pamjet javën e kaluar, punonjësit e Gardës së Republikës e ndaluan të vazhdonte përballjen me kryeministrin dhe e shoqëruan në Komisariatin e Himarës.
“Ku është Policia, kryeministër do ca fiq”, Edi Rama publikon VIDEON dhe akuzon Arjan Konomin se mashtroi: Shau si i përdalë Lindën, e bullizoi në mes të rrugës me Zahon
“Dhe janë specialë këta fiqtë e Vunoit. Po si më tha mua “e di ku ti fus ata fiqtë”. Unë me të mirë duke i thënë a të të jap ca fiq, se kam ca fiq.
Po mirë, më tha 4 herë ulu, ulu, ulu dhe sapo më mbërthyen ata (gardistët), tha merreni maskarain”, dëgjohet të thotë gazetari, ndërkohë që reperi Kleviol Ahmeti i thotë se Edi Rama i kishte dalë borxhit duke e ftuar në tavolinë.
“I ka thënë 4 herë, nuk ka faj Rama. Fol tamam ore”, dëgjohet të thotë reperi, ndërsa Arjani tregon se Rama “është fryrë” nga bashkëshortja, Linda.
Be First to Comment