Skip to content

Vdekja e rapsodit ka sjellë dhimbje për familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin artistik.

Rustem Çela u bë i njohur për interpretimet e tij të këngëve rapsodike, duke qenë pjesë e një prej traditave më të spikatura të folklorit të Veriut për vite me radhë.

Emri i tij është i lidhur ngushtë me rapsodët Hysen Dida dhe Rexhep Kovaçi. Të tre, përmes këngëve historike dhe patriotike, përcollën tek brezat historinë, ngjarjet dhe figurat e rëndësishme të trojeve shqiptare.

Një nga interpretimet më të njohura me zërin e Rustem Çelës është “Thërret Prizreni, mori Shkodër”, një këngë që prej vitesh është pjesë e repertorit të këngës popullore shqiptare.

I lidhur ngushtë me Hasin, Rustem Çela ishte një nga ata rapsodë që e mbajtën gjallë këngën tradicionale jo vetëm si formë artistike, por edhe si një mënyrë për të përcjellë kujtesën historike dhe identitetin e rajonit.

Ai u ngjit në majat e skenave folklorike dhe aktiviteteve artistike, duke lënë pas një repertor të njohur dhe një emër të lidhur me rapsodinë e Kuksisë dhe Hasisë.

Me largimin e tij, folklori shqiptar humbet një tjetër përfaqësues të brezit të rapsodëve që i dhanë zë historisë dhe traditës përmes këngës.

Një zë i njohur i rapsodisë është ndarë nga jeta, por këngët e Rustem Çelës dhe kontributi i tij në folklorin shqiptar do të mbeten pjesë e kujtesës së këtij rajoni.

Rustem Çela, rapsodi i Hasit dhe një nga zërat e njohur të këngës së Veriut, tani i përket historisë së folklorit shqiptar./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *