Skip to content

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Peka dhe Ahmetaj shfaqen duke biseduar së bashku. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mesazhi shoqërues.

“U kry. Behuni gati për datën 7 Shtator. Audio përgjime, dokumenta, gjithçka!” shkruan Peka në postim.

Gazetari nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e materialeve që pritet të publikohen, ndërsa pritet që dokumentet të lidhen me Arben Ahmetaj.

Postimi vjen pak kohë pasi gazetari kishte paralajmëruar një intervistë me Ahmetajn. Kjo nuk është intervista e parë që ish-zv.kryeministri jep, në të cilën ka bërë akuza dhe denoncime të forta ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa shpesh ka përcjellë edhe mesazhe të koduara.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *