“Ka ca ditë që më përflitet emri se do të jem pjesë e qeverisë Rama. Më kanë caktuar edhe pozicionin. Flini të qetë. Nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt”, është shprehur Duma.
Deklarata e saj vjen pas disa ditësh aludimesh për një rikthim të mundshëm në politikë, këtë herë në krah të kryeministrit Edi Rama.
Grida Duma u largua nga politika aktive në vitin 2022, kur dorëzoi mandatin e deputetes së Partisë Demokratike, ndërsa më pas vijoi karrierën në televizion.
Me reagimin e fundit, ajo duket se ka dashur t’i japë fund spekulimeve për një emërim të mundshëm në kabinetin Rama, duke e bërë të qartë se nuk synon një post në qeverinë e re.
Be First to Comment