Skip to content

“Autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti. Kemi përmbyllur sot detajet e fundit të projektit pas diskutimeve të gjata të zhvilluaera për mënyrën e lidhjes së këtij aksi me bypass e Tiranës. Tashmë ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe do të nis menjëherë procesin e shpronësimeve duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda këtij viti.

Kashar-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit Blu, dhe vazhdimi i aksit Thumanë-Kashar, me 33.5 km gjatësi, kjo do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpër drejtë veri-jug dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë-Durrës.

Një projekt i rëndësishëm që së bashku me kantierët që kemi hapur si bypass i TiranësBypass i Elbasanit, Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan Rrogozhinë si dhe me projekte në rrugën e zbatimit si autostrada Milot-Balldren, do të kontribuojë në modernizminin e infrastrukturës rrugore të vendit dhe do ta çojë një hap më tej lidhjen e Shqipërisë me rrjetin europian të transportit”, tha Karakaçi.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *