Skip to content

“Iku nga Për’puthen por shkon në Big Brother! Megi Pojani banore në BBVA.”

Nëse ky informacion do të konfirmohej, do të ishte një lëvizje e papritur për Pojanin, e cila do të kalonte nga roli i moderatores në atë të konkurrentes së reality show-t.

Megi ka një eksperiencë disa-vjeçare në ekranin e Top Channel. Ajo është bërë e njohur për publikun përmes “Dancing With the Stars”, ndërsa më pas drejtoi edhe “Big Brother VIP Fan Club”. Në vitin 2023 iu besua drejtimi i “Për’puthen”.

Pas largimit të saj nga “Për’puthen”, tashmë emri i Megit lidhet me një tjetër prej formateve më të mëdha të televizionit.

Nëse ajo do të bëhej pjesë e BBVA-së, publiku do ta shihte për herë të parë në një rol krejt ndryshe, si banore e shtëpisë dhe nën vëzhgimin e kamerave 24 orë në ditë.

Megjithatë, deri tani bëhet fjalë vetëm për një aludim të publikuar nga gazetari Elton Tozaj dhe nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Megi Pojani apo Top Channel.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *