Skip to content

Udhëtarët janë filmuar duke pritur në aeroport, ndërsa vonesat në nisje kanë kaluar në disa raste mbi një orë.

Pasagjerët presin të marrin informacion për oraret e reja të fluturimeve dhe nisjen drejt destinacioneve të tyre.

Sipas njoftimit të Albcontrol, ekspertët e institucionit janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në funksion, ndërsa rreth orës 18:00 është bërë e mundur rikthimi në funksionim normal i 90% të sistemeve.

“Ekspertët e Albcontrol kanë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë”, thuhet në njoftim. Albcontrol thekson se falë reagimit në kohë dhe në mënyrë profesionale është shmangur bllokimi i trafikut ajror në hapësirën ajrore shqiptare.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *