Skip to content

Çështja është në qendër të takimit informal të ministrave për Çështjet Evropiane, që zhvillohet në Dublin më 3 dhe 4 shtator.

Në korrik, Shqipëria mbylli për herë të parë provizorisht tre kapituj të negociatave: Shkencën dhe Kërkimin, Arsimin dhe Kulturën dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, e cilësoi këtë zhvillim si hyrjen e Shqipërisë në një fazë të re të procesit të anëtarësimit.

Në takimin e Dublinit, ministrat e vendeve anëtare dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë edhe për garancitë që mund të përfshihen në traktatet e ardhshme të anëtarësimit.

Në fokus do të jenë gjithashtu kapacitetet administrative të vendeve kandidate dhe mënyra se si ato mund të përafrohen më shpejt me standardet e Bashkimit Evropian.

Për Shqipërinë, sfida mbetet vijimi i reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Pas mbylljes së tre kapitujve, Tirana synon të ruajë ritmin e negociatave. Ndërkohë, Bashkimi Evropian po përgatitet për një zgjerim të ardhshëm që do të sjellë anëtarë të rinj në Union.

Pra, ndërsa Shqipëria po përgatitet për të hyrë në BE, vetë BE-ja po diskuton se si të jetë gati për anëtarët e rinj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *