Gjatë intervistës, Driloni pretendoi se ishte Amarildo Bakaj ai që e kishte kontaktuar i pari në rrjetet sociale me tone kërcënuese. Ai deklaroi gjithashtu se është i gatshëm për një përballje direkte me Bakajn në ring.
Pas këtyre deklaratave, Amarildo Bakaj ka reaguar përmes një videoje, duke kundërshtuar versionin e Drilonit dhe duke sqaruar se si nisi përplasja mes tyre.
Bakaj pretendon se nuk ka qenë ai që i ka kërkuar një ndeshje Drilonit. Sipas tij, ai kishte parë një video ku Driloni deklaronte se kishte rrahur shqiptarë në Gjermani dhe reagimi i tij kishte ardhur pikërisht pas kësaj deklarate.
“Duke u munduar t’i gënjejë shqiptarët se Amarildo i ka kërkuar ndeshje, vetëm për të më nxjerrë keq mua para shqiptarëve”, shkruan Bakaj.
Ai shton se nuk e kishte njohur më parë Drilonin dhe se nuk i kishte kërkuar fillimisht një përballje, por vetëm i kishte kërkuar të fliste me kujdes.
Megjithatë, në fund të reagimit, Bakaj lë të hapur mundësinë që sfida mes tyre të realizohet në ring.
“Siç po duket, duhet me të vërtetë t’ia plotësoj dëshirën. Mos më fajësoni në fund; vetë ia ka nisur dhe vetë po i hedh benzinë!”, shkruan ai.
Tashmë përplasja mes dy boksierëve duket se po merr një tjetër drejtim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse deklaratat e shkëmbyera në rrjetet sociale do të përfundojnë në një përballje reale në ring.

Be First to Comment