Skip to content

Një nga zërat më të njohur të muzikës greke u shua ditën e djeshme më 9 shtator 2026, kur Giorgos Mazonakis humbi jetën në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak. Sipas njoftimit të spitalit “Elpis”, këngëtari mbërriti me ambulancë pa frymëmarrje dhe puls dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të rikthehej në jetë.

Vdekja e tij erdhi në një periudhë kur Mazonakis po përgatitej të festonte 33 vite karrierë me një koncert të madh, “Giorgos Mazonakis – 33 years from A to Z”. Një mbrëmje që ai, fatkeqësisht, nuk arriti ta jetonte.

Pas imazhit të yllit që ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes, fshihej një njeri që prej vitesh fliste për nevojën për të ruajtur hapësirën e tij personale. Në vitet e fundit, kjo vetmi u bë edhe më e fortë, ndërsa këngëtari u përball me një konflikt të ashpër familjar, probleme në biznes, mosmarrëveshje për pasuri dhe një shtrim të pavullnetshëm në spitalin psikiatrik Dromokaiteio.

Një nga emrat kryesorë në dramën familjare të Mazonakis ishte motra e tij, Vasso, me të cilën ai kishte bashkëpunuar edhe në biznes. Por këngëtari u përpoq të sqaronte një keqkuptim që ishte përsëritur shpesh në media.

“Vasso nuk ishte menaxherja ime; ishte partnerja ime në biznes. Vendimet i merrja gjithmonë vetë”, tha ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *