Analisti politik, Labinot Balaj ka thënë se ftesa e Kurtit për partitë opozitare është një përpjekje për zgjidhjen e krizës institucionale dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, do të kishin kosto të mëdha politike dhe ekonomike për Kosovën.
“Kjo ftesë e eKurtit përbën orvatjen e tij të radhës në shërbim zgjidhjes së krizes institucionale, përkatësisht shmangjes së një procesi të ri.
Mos të harrojmë se një palë të zgjedhje të reja do përcillen me kosto të kushtueshme për Kosovën.
Duke nisur nga plani institucional, ku zvarritja minon besimin në funksionimin e shtetit dhe e normalizon krizën si gjendje të përhershme.
-Në planin ndërkombëtar, ajo e demonstron Kosovën si një sistem politik të brishtë, ku vendimmarrja bllokohet lehtësisht nga interesat e ngushta.
-Në planin ekonomik, çdo paqartësi politike përkthehet në hezitim investimesh dhe stagnim. Shto edhe faktin që çdo organizim zgjedhor inolikon koste buxhetore në kurriz të taksave të qytetarëve. Në këtë kuadër, duhete kundruar edhe ftesa e Kurtit pë hologet e tij të partive opozitare”, thotë ai.
ImageLabinot BalajFoto galeri
Tutje, Balaj thekson se PDK-ja po bllokon institucionet, ndërsa ka tërhequr pas vetes edhe një pjesë të LDK-së. Ai fajëson deputetët që refuzuan kandidaturën e Bekim Sejdiut.
“Përderisa në njërën anë kemi angazhimin vehement të Kurtit, si përgjegjës politik i subjektit të tij, për funksionalizimin e institucioneve, në anën tjetër kemi një PDK refraktare, e pozicionuar qartë në logjikën e bllokimit. Por më interesante është se, në këtë betejë, PDK-ja ka arrit me e tërheq pas vetes edhe një pjesë të LDK-së.
Për këtë arsye, adresa e përgjegjësisë politike për gjendjen e krijuar po bëhet gjithnjë e më e qartë: PDK-ja dhe disa “mëkëmbës” të interesave të saj brenda LDK-së, gjegjësisht deputetë që refuzuan ta pranojnë kandidaturën e prof. Bekim Sejdiut, i cili ka asociim historik me LDK-në”, përfundon ai për “Bota sot”.
Be First to Comment