Aktori i ka mohuar kategorikisht këto pretendime përmes një postimi në Instagram, duke u shprehur se nuk do të ndërmerrte kurrë një veprim të tillë ndaj vendeve ku ka punuar apo kolegëve të tij.
“Është shumë e rëndë të dëgjoj apo të lexoj këto fjalë për mua. E përgënjeshtroj këtë fakt me gjithë fuqinë time. Nuk do guxoja kurrë ta bëja këtë, aq më tepër për vendet ku kam punuar dhe jetuar, aq më tepër për kolegët me të cilët kam punuar”, shkroi Deda.
Ai shtoi se nuk ka mënyrë tjetër për ta kundërshtuar akuzën përveçse përmes një reagimi publik.
“Edhe njëherë, e përgënjeshtroj, se më shumë s’di çfarë të bëj, në këtë vend. Kush më beson mirë, kush nuk më beson, s’kam ç’bëj. Faleminderit për mirëkuptimin”, përfundoi ai.
Reagimi i Dedës vjen pas pretendimeve se ai mund të jetë personi pas një llogarie anonime në rrjetet sociale. Deri tani, nuk ka prova publike të konfirmuara që e lidhin aktorin me këtë faqe, ndërsa vetë Deda e ka mohuar përfshirjen.
Be First to Comment