Skip to content

Gjergji ka treguar se kishte porositur një hamburger, por në momentin e pagesës kishte kuptuar se nuk kishte para të imëta me vete. Sipas versionit të tij, ai i kërkoi punëtorit që ta merrte ushqimin dhe pagesën ta kryente më vonë, por kërkesa nuk u pranua.

Madje, sipas tij, punëtori i kërkoi që ta kthente hamburgerin.

Ni i fikt n’shpirt mshtini me kthy bukën se spat t’ima”, shkroi Gjergji në postimin e tij.

Por më pas në komentet e postimit reagoi një person që u prezantua si punëtori i lokalit dhe dha një tjetër version të ngjarjes. Ai pretendoi se Gjergji ishte sjellë në mënyrë jo të përshtatshme gjatë situatës dhe përmendi edhe një fotografi të realizuar gjatë incidentit.

Reagimi i Kreshnik Gjergjit ishte i ashpër, teksa e akuzoi punëtorin se po gënjente dhe vijoi përplasjen përmes komenteve publike.

Në një tjetër përgjigje, Gjergji deklaroi se lokali “ka mu fik me themel”, ndërsa paralajmëroi edhe se mund t’i hapte konkurrencë biznesit.

Une e di çka kam me t’i qel ntona anët, une i maj me minus krejt”, shkroi ai.

Në postimin fillestar, bashkëshorti i Dafina Zeqirit kishte deklaruar gjithashtu se ishte i gatshëm të merrte me qira një lokal në të njëjtën rrugë dhe t’u paguante hamburgerë njerëzve që nuk kishin mundësi ekonomike t’i blinin.

Përplasja ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa komentet e dy palëve kanë sjellë versione të ndryshme të së njëjtës ngjarje. Për momentin, pretendimet mbeten deklarata publike të personave të përfshirë.

View this post on Instagram
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *