Skip to content

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të efektivit me inicialet J. H.

Efektivi, me gradën inspektor, është pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Përveç pezullimit, është urdhëruar edhe nisja e hetimit disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Sipas Policisë, hetimi lidhet me dyshimet për “përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës”, si dhe për veprime që mund të cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë dhe institucionin.

Vendimi erdhi pasi videoja e incidentit u shpërnda në rrjetet sociale. Në pamje duket momenti kur efektivi godet me grusht personin e shoqëruar gjatë tubimit.

Policia e Shtetit nuk toleron asnjë veprim që kryhet në kundërshtim me ligjin dhe me standardet profesionale të punës”, thuhet në reagimin zyrtar.

Tashmë pritet që hetimi disiplinor të përcaktojë përgjegjësinë e efektivit dhe masat e mëtejshme që mund të merren ndaj tij.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *