Skip to content

Në Instagram, Egli publikoi një imazh bardhezi ku shfaqet përballë versionit të saj fëmijë. Në fotografi është vendosur edhe viti 1997, duke krijuar simbolikisht një takim mes Eglit së vogël dhe asaj që është sot.

“Vajza e vogël! Të kujtohet sa shumë ke ëndërruar?”, nis mesazhi i saj.

Në vitin e fundit të të 20-ave, Egli i drejtohet vetes së dikurshme me një falënderim për ëndrrat, këmbënguljen dhe faktin që nuk është dorëzuar gjatë rrugës.

“Sot, janë të 20-at e tua të fundit, dhe unë dua të të falënderoj si rrallëherë që s’u dorëzove kurrë të shkruanim së bashku, kapitullin më të bukur të gjithë jetës! Ty të detyrohem shumë!”, shkruan ajo.

Në fund, Egli e mbyll dedikimin duke ia uruar ditëlindjen vetes: “Gëzuar ditëlindjen! Shumë dashuri, From me, to you!”

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *