Skip to content

Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, kështu deklaroi gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Engert Përllumbi, deklaratë e cila ka sjellë dhe një reagim të menjëhershëm nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, Rama ka ardhur me një tjetër postim lidhur me debatet për magjistratët dhe financimin e sistemit të drejtësisë, duke komentuar kështu edhe deklaratën e Pëllumbit.

Sipas kreut të qeverisë kjo deklaratë e bërë nga një magjistrat është “e pabesueshme”.

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në një deklaratë të dhënë më herët për emisionin “Ko Javë”, gjyqtari Engert Pëllumbi e cilësoi një precedent të rrezikshëm situatën e krijuar me ngërçin e pagave dhe moszbatimin e vendimit të Kushtetueses.

Sipas tij, argumenti se moszbatimi i vendimit lidhet me mungesën e fondeve nuk qëndron, pasi deri në fund të vitit ekzistojnë fonde të parashikuara në buxhetin e institucioneve të drejtësisë.

“Është precedent shumë i rrezikshëm. Jo vetëm që është në shkelje të dispozitave përkatëse të Kodit Penal, por është edhe shkelje e pastër e Kushtetutës. Është atentat ndaj themeleve të shtetit të së drejtës. Nuk ka ndodhur kurrë një precedent i tillë”, u shpreh Pëllumbi ndër të tjera.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *