Në një intervistë për “Me Zemër të Hapur”, ajo shprehet se Zegjina nuk ka faj për situatën dhe se edhe ajo vetë nuk mban përgjegjësi për veprimet e dajës.
“Është daja e Zegjinës. Kam takuar edhe Zegjinen pas dy ditësh. Nuk ka faj ajo. Erdhi tek shtëpia dhe ai e përzuri. ‘Do të na fusësh në telashe’, i tha”, shprehet 34-vjeçarja.
Ajo thotë se deputetja nuk ka faj pasi as ajo vetë nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e dajës. 34-vjeçarja ka rrëfyer se aktualisht është duke u përballur edhe me kërcënime.
“Nuk ka faj ajo, sepse as unë nuk mbaj përgjegjësi për dajën”, vijon ajo.
Më tej, 34-vjeçarja pretendon se është kërcënuar nga ai.
“Mua ai më kërcënon, më thotë: ‘E ke varrin hapur’”, deklaron ajo.
© BalkanWeb
U premtoi vend pune duke përdorur mbesën deputete, por më pas mori peng për 45 ditë dhe përdhunoi 34-vjeçaren në Roskovec, duke i plagosur edhe të atin. Ky është denoncimi i rëndë që është bërë për dajën e Zegjine Çaushit nga E. G dhe M. G., të cilët kërkojnë mbrojtje nga shteti pas plagosjes dhe kërcënimeve që u janë bërë nga daja i deputetes socialiste. Ngjarja bëhet dhe më e rëndë, pasi edhe pse i është përdorur emri në këtë denoncim, deputetja Zegjine Çaushi vijon të heshtë për skandalin e rëndë të pengmarrjes, përdhunimit dhe plagosjes me autor dajën e saj.
SYRI TV
Pengmarrje, përdhunim dhe shantazh, kështu mund të përmblidhet makthi që ka përjetuar M. G. nga Bledar Bakaj, ky i fundit daja i deputetes së Partisë Socialiste në Roskovec, Zegjine Çaushi.
35-vjeçarja M. G. tregon se është përdhunuar dhe kërcënuar me jetë nga Bledar Bakaj, daja i Zegjinesë, ndërsa kërkon trajtim urgjent me psikolog.
Për mediat, babai i 34-vjeçares, E. G., i cili mbeti i plagosur nga daja i Zegjine Çaushit, ka rrëfyer momentet e tmerrit, ku vajza e tij dyshohet se është mbajtur peng për 45 ditë ndërsa është përdhunuar nga daja i deputetes socialiste.
67-vjeçari ndodhet ende i shtruar në Spitalin e Fierit, ndërsa tregon sesi është plagosur nga Bledar Bakaj.
52-vjeçari Bledar Bakaj është arrestuar nga Policia e Fierit, ndërsa mbesa e tij deputete, Zegjine Çaushi ende nuk ka bërë asnjë reagim publik, pavarësisht se ajo është e përfshirë në këtë ngjarje pasi daja i saj, u premtonte vende pune qytetarëve duke shfrytëzuar pikërisht lidhjen familje me deputeten socialiste.
© SYRI.net
Be First to Comment