Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan “Marre”.
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg.
Jakup Krasniqi, dënohet 25 vite në total. Më poshtë fjala e gjyqtarit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, qytetarë të shumtë kanë kundërshtuar aktgjykimin me thirrje të ndryshme.
“Jo në emrin tim” është një nga thirrjet e përsëritura nga qytetarë sikurse në rrjete sociale ashtu edhe në vende të ndryshme të Kosovës ku u mblodhën për të pritur aktgjykimin e Speciales.
Reagimet janë shoqëruar me fotografi të Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, të cilët sot u dënuan nga Specialja për krime lufte.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.
Be First to Comment