Zeka tregoi se vajza e tij e madhe ishte nisur për protestë, ndërsa vajza e dytë 10 vjeçe e ka pyetur se sa vjeç është Hashim Thaçi dhe ‘a ka rrezik të vdesë në burg?”.
“Është problemi i vajzave. Vajza e madhe u nis për protestë, ndërsa vajza e dytë që është 10 vjeç më tha ‘babi sa vjeç është Hashim Thaçi?’. Tha ‘a ka rrezik të vdesë në burg?’.
E imagjinon bacin Jakup 75 vjeç, të gjithë këta? I vetmi njeri që ka fol, domethënë ç’ka duhet me fol, që unë kam fol që 3-4 vjet, është avokati i Thaçit. Avokati i Thaçit sot drejtoi gishtin te Kuvendi i Republikës së Kosovës, tek askush tjetër. Harrojeni protestat apo çdo veprim tjetër, nëse nuk mblidhen deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe me vendos nën kontroll këtë gjykatë raciste, puro raciste, kot dalim nëpër rrugë. Kjo po më prek, shqetësimi i fëmijëve tanë se ne e kemi ngrënë këtë dynja. Është turp”, tha Zeka në “Shqipëria Live”.
Top Channel
Be First to Comment