Ajo ka publikuar në Instagram një buqetë të madhe me lule, të realizuar me orkide dhe lule në nuanca të bardha, rozë dhe pjeshkë.
Krahas fotografisë, Sara ka shkruar vetëm “Beautiful”, duke etiketuar edhe biznesin që kishte realizuar kompozimin floral.
Surpriza vjen në një periudhë të rëndësishme për Top Channel, teksa televizioni ka nisur sezonin e ri me programet dhe projektet që do të shoqërojnë publikun gjatë muajve në vijim.
Advertisements
Sara, e cila prej vitesh është e angazhuar në produksionet televizive, nuk ka zbuluar se kush ia ka dërguar lulet apo nëse ato lidhen me ndonjë projekt të veçantë.
Megjithatë, gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë qenë kuriozë për arsyen e kësaj surprize në ditët e para të sezonit të ri televiziv.

Be First to Comment