Skip to content

Sipas informacionit të publikuar nga “VoxNews”, Trupi Gjykues ka vendosur që kërkesat për zhdëmtim të mos kalojnë për shqyrtim në gjykatat civile të Kosovës, por të trajtohen nga vetë Dhomat e Specializuara.

Sipas gjykatës, kjo konsiderohet rruga më e përshtatshme për mbrojtjen e viktimave dhe garantimin e anonimatit të tyre. Në vendim thuhet gjithashtu se dërgimi i viktimave në gjykatat e Kosovës mund të cenojë masat mbrojtëse të garantuara gjatë procesit.

Procedura nuk është mbyllur ende. Avokatët e Mbrojtjes kanë afat deri më 22 shtator për të kundërshtuar vendimin. Nëse nuk paraqiten kundërshtime, gjykata do të vijojë me shqyrtimin e kërkesave për dëmshpërblim.

Advertisements

Janë përcaktuar gjithashtu afatet për paraqitjen e provave. Mbrojtja e viktimave duhet të njoftojë deri më 22 shtator për çdo ndryshim në provat që do të paraqesë, ndërsa raportet e ekspertëve dhe provat e tjera duhet të dorëzohen deri më 7 tetor.

Kjo procedurë vjen menjëherë pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, i cili u shpall më 16 shtator në Hagë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *