“Gerti Bogdani vëlla, krenari e familjes dhe e një kombi! Kalendari thotë kaluan dy vjet… Zemrës herë i duket sikur asnjë ditë nuk ka kaluar… e herë i duket pafundësi… Mallin nuk e përshkruan dot fjala…
I mungon një kombi të tërë, që u pikëllua dhe u ngrit në këmbë për të nderuar kur u largove… për atë që ishe dhe për atë që do kishe qenë si lider i punëve të mëdha e të mbara për Shqipërinë e Shqiptarinë!
Qofsh një model për lidershipin që meriton e për të cilin vuan ky komb! Dhe dritë të pastë shpirti vëlla”, shkruan Albjon Bogdani, vëllai i politikanit të ndjerë Gerti Bogdani.
Kujtojmë se, Gerti Bogdani mbylli sytë përgjithmonë në moshën 44 vjeçare, 18 Shtatorin e vitit 2024, teksa ndodhej në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, ku po përgatitej të merrte pjesë në një takim pune me kolegë vendas e të huaj.
Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër dhe edhe përse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën e tij.
Gerti Bogdani la pas bashkëshorten, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin. Ai mbetet një figurë e respektuar, një baba dhe bashkëshort i dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje dhe dashuri nga të gjithë ata që e njohën.
Be First to Comment