Skip to content

Kutleshi akuzohet si krijuesi dhe drejtuesi i “Rydox”, një treg ilegal online i përdorur nga kriminelë kibernetikë për blerjen e shitjen e të dhënave personale të vjedhura dhe mjeteve për mashtrime kompjuterike.Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, platforma “Rydox” funksiononte të paktën që nga viti 2016 dhe kishte realizuar mbi 7,600 transaksione me informacione të ndjeshme, duke gjeneruar të paktën 232 mijë dollarë të ardhura.

Vëllai i tij, Jetmir Kutleshi, u deklarua fajtor dhe u dënua në dhjetor 2025 përpara se të deportohej në Kosovë, ndërsa vetë Arditi u arrestua në Kosovë në dhjetor 2024 dhe u ekstradua drejt SHBA-së gjatë vitit 2025.

Vendimi përfundimtar i dënimit ndaj Ardit Kutleshit pritet të jepet më 9 shkurt 2027.
AI përballet me një dënim minimal të detyrueshëm prej 2 vjetësh burgim për vjedhjen e identitetit dhe deri në 20 vjet burgim për komplotin e pastrimit të parave, në një hetim kompleks ndërkombëtar ku bashkëpunoi FBI, Policia e Kosovës, SPAK-u dhe autoritete nga vende të tjera.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *