Skip to content

Pas publikimit të pamjeve, Shahini ka reaguar për JOQ Albania, duke dhënë versionin e tij për ngjarjen dhe duke kërkuar ndjesë për fjalorin e përdorur gjatë përplasjes.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur gjatë muajit korrik dhe jashtë orarit zyrtar të punës. Shahini pretendon se qytetari tjetër i përfshirë po kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ndërsa situata më pas është tensionuar.

“Ngjarja ka ndodhur jashtë orarit tim zyrtar të punës në muajin korrik. Qytetari i përfshirë në incident ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe po kryente manovra të rrezikshme, duke më rrezikuar drejtpërdrejt jetën. Situata u përshkallëzua edhe nga ofendimet e njëpasnjëshme dhe në atë moment tensioni kam përdorur një fjalor të papërshtatshëm, për të cilin u kërkoj ndjesë qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Shefi i Komisariatit të Krujës pretendon gjithashtu se gjatë incidentit është përballur me dhunë fizike dhe fyerje, por mohon të ketë përdorur postin apo autoritetin e tij për të kërcënuar personin tjetër.

“Pavarësisht dhunës fizike dhe fyerjeve ndaj meje, në asnjë moment nuk kam përdorur autoritetin tim zyrtar, nuk kam kërcënuar me postin që mbaj dhe nuk jam përgjigjur me dhunë fizike”, është shprehur Shahini.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *