Skip to content

Bëhet fjalë për shtetasit Andrei Glushchenko dhe Andrei Dotsenko, që sipas gazetarit investigativ nga Kosova, janë dy diplomatët e Ambasadës Ruse në Tiranë, ama dyshohet se punojnë edhe për shërbimet ruse të inteligjencës.

Fitim Çeku thotë se për këta emra, ata janë informuar përmes kanaleve të informacionit 1 vit më parë, përmes një emaili “konfidencial”. Gazetari thotë se pikërisht këta dy rusë, ndihmuan Vlora Hysenin, Kosovën dhe Serbinë për të përgjuar diplomatët amerikan.

“Vlora Hyseni, së bashku me bashkëpunëtorët e saj përfshirë Fatmir Shehollin dhe agjentë lokalë në Kosovë dyshohet se mori urdhra nga këta dy rusë për të mbajtur nën vëzhgim një diplomat amerikan dhe eventualisht një gazetar nga Kosova.

Për këta emra që janë pjesë e komplotit në Ballkan na u informuam përmes kanaleve tona të informacionit 1 vjet më parë përmes një emaili “Konfidencial”.

Çuditërisht, një faqe në telegram i paska publiku këto dokumente sekrete, e cila paraqitet si faqe që kontrollohet nga qeveria e Iranit, por në shumë mundësi këto dokumente i ka nxjerr Ergys Agasi të marrura nga Vlora Hyseni”, shkruan ai.

Gazetari shqiptar i Kosovës, thotë se tani që skandalet kanë dalë në dritë, të gjithë po luftojnë që të largojnë përgjegjësinë nga vetja./Fitim Çeku

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *