Dokumentet do të përcaktojnë hapa specifike me afate kohore për të përfunduar procesin e negociatave të anëtarësimit me BE, raporton Politico.
Kjo qasje e re e Brukselit, sipas zyrtarit që ka folur për Politico, për të katër vendet, konsiderohet si një hap për kandidatët që kanë avancuar më shumë dhe që do të marrin një afat konkret për të ecur përpara drejt anëtarësimit.
Dokumentet mendohet të nënvizojnë rëndësinë e reformave dhe kohën se kur duhet të përmbushen grupkapitujt.
Nën planin e Komisionit Europian, këto afate duhet të përcaktojnë jo vetëm kur do të plotësohen kërkesat nga vendet kandidate, por edhe angazhimi I vendeve të BE prej nga varet procesi I anëtarësimit.
Një zyrtar I Komisionit konfirmoi se dokumentet po përgatiten. Sipas zyrtarëve do të vendosen prioritete, afate dhe rezultate specifike për të ndihmuar kandidatët më të avancuar për të plotësuar reformat.
Në këtë fazë, plani nuk do ti ofrohet Kosovës, Maqedonisë së Veriut, apo Bosnje Hercegovinës. I njëjti format nuk planifikohet për Gjeorgjinë, Turqinë apo Serbinë, ku integrimi po has probleme.
Në të njëjtën kohë, BE po risheh politikat e veta në përgatitjen e zgjerimit në të ardhme. Propozimi nënvizon integrimin gradual për vendet kandidate nëpërmjet përfitimeve ekonomike, dhe aksesin në projekte të përbashkëta që varen nga progresi në reforma.
Ky dokument pritet të prezantohet zyrtarisht në datën 6 tetor. Për kujtesë, Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se pretendimi i Zelenskit që Ukraina të bashkohet me BE në 1 janar 2027, është jorealist. Ai shtoi se nuk mendon se do të ketë anëtarë të rinj përpara vitit 2028.
Be First to Comment