Këtë herë ka reaguar edhe Luiz Ejlli, i cili ka zgjedhur ta komentojë situatën përmes humorit dhe ironisë.
Këngëtari publikoi në Instagram një video ku improvizon një telefonatë me një kompozitor, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë Adrian Hilës.
“Më bie telefoni në mëngjes: ‘Alo, Luizi je ti? Filani jam’, tha, ‘kompozitor. Kam bërë një këngë fiks për ty. A po kalon pak te studioja ime dhe te shtëpia që ta dëgjosh? ‘A e lëmë te kafja poshtë?’, i thashë, se… e kupton ti. Hej Zot”, tha Luizi me humor.
Video Player
00:00
00:21
Be First to Comment