Pas reagimit të Ori Nebijajt, tashmë ka ardhur edhe një përgjigje nga gazetari Elton Tozaj, i cili ka qenë ndër personat që ka publikuar materialet që shkaktuan debat.
Moderatorja e Top Channel reagoi publikisht duke kritikuar shpërndarjen e pamjeve intime dhe mënyrën se si vëmendja e publikut përqendrohet te jeta private e personave të përfshirë.
“Në fakt, skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre dhe mënyra si ne i presim, i kërkojmë e i shpërndajmë ato pamje”, shkroi ndër të tjera Nebijaj.
Por duket se ky qëndrim nuk është pritur mirë nga Tozaj.
Gazetari ka marrë një pjesë të reagimit të moderatores dhe e ka ripublikuar në Instagram Story, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt asaj.
“Ky është më skandal se skandali! Të quash jetë intime normale këtë që po ndodh, o je pjesë e videove ose ka diçka tjetër në këtë mes!”, shkruan Tozaj.

Reagimi i tij e zhvendos kështu debatin nga videot që po qarkullojnë te përplasja publike mes dy figurave të medias, të cilët mbajnë qëndrime krejt të ndryshme për mënyrën se si duhet parë kjo çështje.
Nebijaj ka kërkuar që vëmendja të përqendrohet te cenimi i privatësisë dhe përgjegjësia për filmimin apo shpërndarjen pa pëlqim, ndërsa Tozaj e kundërshton këtë qasje dhe pretendon se materialet lidhen me një çështje më të gjerë.
Megjithatë, pretendimi i Tozajt se mund të ketë “diçka tjetër në këtë mes”, si edhe insinuata e tij ndaj Nebijajt, nuk shoqërohen në postimin e publikuar me prova që i mbështesin ato.
Be First to Comment