Tozaj, i cili ditët e fundit ka publikuar materiale që pretendon se lidhen me emra të njohur të showbizit, mes tyre Monika Lubonja dhe Eli Fara, thotë se pret edhe reagime apo sulme ndaj tij pas këtyre publikimeve.
“E di e pres edhe sulmin që do të më bëhet shumë shpejt, por dua t’ju siguroj që pas kaq kohësh që e bërtas këtë fenomen, pavarësisht të gjithë asaj që më pret, unë nuk do të heq dorë”, shkruan ai.
Gazetari përmend më pas edhe Adrian Hilën, duke e cilësuar rastin e tij si vetëm fillimin e materialeve që pretendon se disponon.
“E nëse mendoni që Adi ishte maksimumi, ju siguroj që jo! Adi Hila qe vetëm fillimi i një marrëzie që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë! Së shpejti më të tjera materiale shumë herë më të forta dhe me personazhe që do të shokoheni akoma më shumë!”, paralajmëron Tozaj.

Por deklarata nuk përfundon këtu. Në përshkrimin e postimit, ai lë një tjetër paralajmërim, këtë herë duke përmendur një biznesmen dhe këngëtarë të njohur.
“Muaji tetor na sjell një biznesmen me këngëtarë meshkuj e femra në orgji të ndyra e të frikshme!”, shkruan ai.
Tozaj nuk ka zbuluar emra dhe as ka publikuar prova për pretendimin e fundit. Po ashtu, autenticiteti dhe konteksti i materialeve të mëparshme që qarkullojnë në rrjet nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa personat e përmendur kanë të drejtën e reagimit.
Be First to Comment